Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) shpreh ngushëllime për vdekjen e avokatit Muhamet Shala.
“Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”.
“Avokati, Muhamet Shala u lind më 13.04.1952 në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 03.02.1975, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 21.05.1984 në Prishtinë. Gjatë viteve 1987 – 1988 ka punuar si avokat me seli të zyrës në Prishtinë, për të vazhduar profesionin e gjyqtarit të Gjykatës Ekonomike të Qarkurt në Prishtinë nga viti 1988-1990. Nga viti 1992 e deri më 2001 kishte vazhduar profesionin e avokatit, ndërsa më tutje u emërua gjyqtar i Gjykatës Ekonomike të Qarkut në Prishtinë deri në vitin 2006, për të vazhduar në pozitën e gjyqtarit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme nga viti 2007-2009”.
“Avokati Muhamet ushtroi profesionin e avokatit që nga data 05.10.2010 me seli të zyrës në Prishtinë”, thuhet në reagimin e OAK.
I ndjeri ndërroi jetë dje si pasojë e COVID-19. Varrimi i tij do të bëhet sot, në fshatin Penuhë, Komuna e Podujevës, nga rrethi i ngushtë familjarë.
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...
Sateliti i parë malazez lëshohet me sukses në orbitë
Google mund t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë adres...
Interi fiton ndaj Atalantas dhe rimerr kreun e Serie A