Lajm i madh për Zvicrën e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Admir Mehmedit, ky është vendimi i UEFA-së.
Zvicra i ka shpëtuar rënies në Ligën B të Nations league, pasi UEFA i dha fitoren 3:0 në tavolinë për ndeshjen me Ukrainën, e cila nuk u luajt sipas programit më 17 nëntor në qytetin e Lozanës.
Kjo pasi dy futbollistë ukrainas kishin rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit dhe autoritetet e qytetit i vendosën menjëherë në karantinë në hotel e nuk lejuan që pjesa e mbetur e lojtarëve të shkonin në stadium për ndeshjen.
Duke qenë se nuk ka data të lira për rikuperimin e kësaj ndeshjeje, UEFA vendosi t’i japë fitoren 3:0 në tavolinë përfaqësueses helvete, që ngjitet kështu në kuotën e 6 pikëve në grup dhe shmang rënien një Ligë më poshtë.
Ajo që e pëson është Ukraina, që jo vetëm humb ndeshjen në tavolinë për bllokimin e ndeshjes jo për faj të saj, por edhe do të detyrohet të zbresë një ligë më poshtë, pasi në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën B, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump
Ursula von der Leyen bisedë telefonike me presidentin e Liba...
Bodo/Glimt vazhdon me sukses ëndrrën evropiane – fiton binds...
Kampioni në fuqi nuk lejon befasi – PSG fiton betejën ...