Zyra e Kryeministrit nuk është në dijeni për letrën e Lajçakut

11:19 | 26 Nëntor 2020
M. A.

Në Zyrën e Kryeministrit Avdullah Hoti nuk ka arritur asnjë letër nga i dërguari special për dialogun nga BE, Miroslav Lajçak, raporton arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku e cila tha se nuk ka njohur për një letër të tillë dhe nuk ka arritur në zyrën e kryeministrit Avdullah Hoti.

“Nuk jam në dijeni se një letër e tillë ka arritur në zyren e kryeministrit Hoti, sapo të konfirmohet kjo ne do të dalim me njoftim zyrtarë”, ka thënë ajo.

Ndryshe pak ditë pasi presidentit i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërcënoi me luftë Kosovën në rast që nuk kemi marrëveshje në dialog, ai kërkoi të vijnë në vizitë në vendin tonë, kërkesë kjo që ju mohua nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Lirisë së Lëvizjes, individët e secilës palë janë në gjendje të udhëtojnë lirisht në territorin e tjetrit. Rregullat specifike zbatohen për personat e secilës palë që mbajnë funksione publike, siç përcaktohet në Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare. Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare, dhe amendamenti i tyre që është një pjesë integrale e kësaj Marrëveshjeje sigurojnë trajtimin dhe ekzekutimin e rregullt të vizitave zyrtare. Këto rregulla, së bashku me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes kanë rezultuar shumë të dobishme, dhe ato përbëjnë një arritje në punën midis jush dhe Beogradit, e cila duhet të ruhet”, thuhet në letrën e Lajçak dërguar Hotit.

Lajçak në letër i ka kujtuar Hotit se të dy Marrëveshjet (Liria e Lëvizjes dhe Vizitat), në tërësinë e tyre, përfaqësojnë angazhimet e dialogut që duhet të respektohen si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia./Arbresh.info/

 

Zyra e Kryeministrit nuk është në dijeni për letrën e Lajçakut

 

Shpërndaje në rrjete sociale