Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot reagoi ndaj intervistës së kryeministrit Zaev që e dha për median bullgare BGnes.
Sipas Mickoskit, intervista e Zav është skandaloze dhe se paraqet përgatitje për opinionin maqedonas për hapat e mëtejshëm, përkatësisht pranimin e aneksit për Marrëveshjen me Bullgarinë.
“Intervista e Zaevit është hapi i parë drejt heqjes dorë nga pakica maqedonase në Bullgari, ndërsa luftëtarët maqedonas që luftuan kundër okupatorit fashist për shtet të pavarur në Luftën e Dytë Botërore, Zaev i barazon ata me të njëjtin okupator”, tha Mickoski.
Mickoski tha se ka tendencë të ndryshohet edhe karakteri dhe roli i heronjve maqedonas që sipas tij është ndërhyrje dhe falsifikim i historisë maqedonase./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...