28 vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës, që u raportua si i zhdukur dhe dyshohej se ishte rrëmbyer, e ka inskenuar rrëmbimin e tij.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Ali Uka.
“Ai vetë e ka pranuar se e ka inskenuar rastin. Gjatë intervistimit, ai [Jetmir Rudi] ka thënë se me këtë ka dashur ta tërheqë vëmendjen. Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë problem me askënd dhe as djali i tyre nuk ka probleme me askënd”.
Jetmir Rudi u raportua si i zhdukur nga familjarët e tij të dielën e 22 nëntorit. Në ndërkohë, Policia e rajonit të Gjakovës kishte ngritur dyshime se i njëjti ishte rrëmbyer.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, kishte thënë për Klan Kosovën se familjarët e Jetmir Rudit kishin pranuar disa foto të një personi i cili ishte lidhur me litar.
“Sipas informacioneve dyshohet se bëhet fjalë për kidnapim (familjaret kanë pranuar një foto të një personi i cili ishte i lidhur me një litar), edhe pse nuk dihet lokacioni dhe koha e fotos. Pritet të angazhohet dhe Njësia K-9 në kërkim të të zhdukurit”, kishte thënë ai.
Kushëriri i tij, Njazi Rudi, kishte deklaruar për Klan Kosovën se 28 vjeçari kishte, herë pas here, edhe disa shqetësime.
“Që një kohë, ai ka pasur shqetësime. Edhe nëna e tij më ka thënë që kur ka dalë ka qenë i shqetësuar”, kishte deklaruar ai.
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...