Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka treguar se ka marrë pjesë në ekspozitën virutale, ”Njëherë e një kohë dhe kurrë më”.
Ai ka thënë se 1133 fëmijët kosovarë të vrarë ose të zhdukur gjatë luftës në Kosovë meritojnë drejtësi.
”1133 fëmijë kosovarë u vranë ose janë ende të zhdukur nga një konflikt i ndodhur rreth njëzet vjet më parë. Ata ende meritojnë drejtësi. “Njëherë e një kohë dhe kurrë më” në Qendrën e Dokumentacionit në Prishtinë i nderon këta fëmijë dhe na kujton ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës. Ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë”, ka shkruar Abbott.
Kupa e Botës 2026 pritet të bëhet “biznesi” më i...
Gazeta gjermane: Kosova kërkon lidhje më të ngushta, BE-ja m...
Hargreaves pas takimit me Haradinajn: Pas zgjedhjeve partitë...
Rama: 35 vjet marrëdhënie diplomatike me Korenë e Jugut – fo...
Lituania mbyll aeroportin, lëshon paralajmërim për ‘rrezik a...
Putin nga Pekini: Rusia ka një rol stabilizues në skenën ndë...