Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takimin përfaqësueset e Grupit të Grave Deputete të Kosovës, Vlora Limani- Hajnuni, Teuta Haxhiu dhe Besa Ismaili, me të cilat ka biseduar për respektimin e të drejtave të grave në shoqërinë tonë.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan Arbresh.info.
“Kryeministri Hoti ka nënvizuar rëndësinë për mbështetjen ekonomike të grave në biznes, duke theksuar se fuqizimi ekonomik dhe pavarësia financiare e grave është njëra ndër format konkrete të mbështetjes afatgjate për krijimin e mundësive të barabarta dhe realizimin e barazisë së plotë gjinore”, thuhet në komunikatë.
Përfaqësueset e Grupit të Grave Deputete të Kosovës para Kryeministrit Hoti kanë ngritur shqetësimet që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të grave, parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe plotësimin e legjislacionit në mbështetje të realizimit të barazisë gjinore.
Kryeministri Hoti, është zotuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin konkret në përditësimin, plotësimin dhe miratimin e legjislacionit të nevojshëm për të parandaluar dhe evituar dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave, si dhe për të fuqizuar shërbimet sociale, rehabilitimin dhe risocializimin e të gjitha viktimave të dhunës. /Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...