Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili më herët dha dorëheqje nga vendi i deputetit sot është emëruar për sekretar të Përgjithshëm të Qeverisë.
Edhe pse Zekiri u përmend si drejtor i mundshëm në Fondin për Sigurim Shëndetësor, ai megjithatë do të jetë sekretar i Përgjithshëm në vend të Dragi Rashkovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më herët, për sekretar të Përgjithshëm në Qeveri u përmend edhe emri i ish-nënkryetarit të LSDM-së dhe ministrit të mëparshëm për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski i cili dha dorëheqje nga posti i deputetit dhe e la politikën.
Vendimi që Zekiri të jetë sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë është marrë në mbledhjen e sotme qeveritare.
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...