Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar mbrëmë aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19 në Prizren.
“Gjatë kryerjes ë detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID-19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 133 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 56 lokale dhe janë shqiptuar katër fletëparaqitje dhe një vërejtje për biznese në Prizren, ndërsa në Suharekë policia dhe inspektoret kanë shqiptuar tre fletëparaqitje dhe një vërejtje për bizneset”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 127 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.
“Duke e ditur se Prizreni është një qendër kulturore dhe historike, frekuentohet nga shumë vizitorë nga jashtë e nga rajonet tjera të Kosovës, andaj te një pjesë e tyre policia ka dhënë rekomandime dhe vërejtje që të njëjtit gjatë vizitës në Prizren të marrin edhe masat mbrojtëse siç janë maskat”./arbresh.info/
Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtar...
Blerim Sallahu: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është sh...
Italia nuk do të hyjë në luftë, Meloni: Më shumë taksa për a...
Specialja tha se respekton Kushtetutën e Kosovës, OVL e UÇK-...
Ambasada Britanike i dhuron policisë 16 dronë dhe 2 automjet...
Ferit Hoxha telefonatë me homologun e Katarit: Dënojmë sulme...