Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden pritet të emërojë Antony Blinken si saekretar të Shtetit. Ai do të jetë përgjegjës për ringritjen e Amerikës në skenën e demokracisë ndërkombëtare.
Sipas mediave të huaja, që i transmeton Shqip, bëhet fjalë për ish-zëvendës-sekretarin e Shtetit dhe zëvendës këshilltarin e Sigurimit Kombëtar gjatë administratës së Barack Obamës dhe një këshilltar i politikës së jashtme të Demokratëve.
Emërimi i tij vjen mes raporteve se Biden pritet të emërojë njerëzit e parë të kabinetit të martën.
Ron Klain, shefi i kabinetit të Biden nuk dha asnjë detaj se cilët nga drejtuesit e departamenteve do të shpallte së pari Biden.
Nga ana tjetër, Biden ka thënë se ai dëshiron një kabinet që është i larmishëm dhe pasqyron Shtetet e Bashkuara. Pritet të shihet nëse ai do të bëjë histori, duke emëruar gruan e parë për të udhëhequr Pentagonin.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore