Ambasadori rus në Serbi, Alexander Chepurin, ka thënë se sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, Rusia beson se një veprim i tillë shkel rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën.
“Rusia beson se qëndrimi i Serbisë është i drejt dhe legjitim dhe kjo çështje është e një rëndësie të madhe. Rusia do të mbështesë Serbinë në atë që Beogradi e konsideron të nevojshme për mbrojtjen e nevojave të saj kombëtare”, ka thënë Chepurin për “Tanjug”-in serb, transmeton KosovaPress.
Ai ka thënë se Rusia nuk pajtohet me strategjitë që ushtrojnë presion ndaj Serbisë në lidhje me UNESO-n përmes dialogut që zhvillohet në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i kontestueshëm për shkak se drejtpërdrejt shkel Rezolutën 1244 të miratuar nga anëtaret e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1999.
“Kur flasim për anëtarësimin eventual të Kosovës në UNESCO, po flasim për politizimin e këtij institucioni ndërkombëtar. E mbështesim Serbinë në qëndrimin e saj, pasi në përputhje me Rezolutën 1 244 Kosova nuk është e pavarur”, ka thënë Chepurin.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...