Prishtina dhe Trepça ’89 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superligën e Kosovës.
Klubi më i trofeshëm kosovar i pret ‘Minatorët’ në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i trajnerit Zekirija Ramadani vjen në këtë takim pas një fitore dhe një barazimi, ndërsa synon fitoren e radhës për tu ngjitur në tabelë.
Në anën tjetër, mysafirët e Shpëtim Idrizit kanë dy humbje radhazi dhe do të ishin shumë të lumtur nëse marrin një pikë nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te Prishtina mungojnë Otto John, Alban Shillova, Enis Gavazaj dhe Gentian Muça për shkak të lëndimeve.
Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici; Lilaj, Boshnjaku; Mankenda, E.Krasniqi, Abazi; Kryeziu;
Trepça ’89: Prince; Kaçar, Mashau, Berisha, Dedia, Jashari, Nimani, Arb.Muja, Shala, Ard.Muja, Bismark.
Telegrafi/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...