Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ia ka uruar ditëlindjen e 78-të fituesit të zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden, në mënyrë speciale.
Clinton, përmes llogarisë së tij në Twitter, ia ka uruar ditëlindjen kandidatit demokrat duke iu referuar numrit të presidentëve të përzgjedhur në SHBA.
“Urime ditëlindja #46, nga #42”, ka shkruar ish-presidenti. Clinton ishte presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, teksa Biden pritet të bëhet i 46’ti.
Clinton njihet për kontributin e jashtëzakonshëm ndaj Kosovës që ka dhënë përgjatë kohës sa po shërbente si i pari i shtetit./expres/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje