Fitorja e ngushtë e presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden në Georgia është certifikuar edhe zyrtarisht nga Sekretari i Shteti Republikan Brad Raffensperger.
Kjo vjen ndërsa përpjekjet ligjore nga aleatët e Donald Trump për të sfiduar humbjen e tij u hodhën poshtë në tre shtete të tjera, transmeton portali arbresh.info
Demokrati mundi rivalin e tij Republikan në Georgia me 12,284 vota, sipas kontrollit të kërkuar nga ligji i shtetit.
Raffensperger të premten tha se ishte i zhgënjyer që partia e tij humbi, por që “numrat nuk gënjejnë”.
Biden është vendosur të marrë detyrën në janar si presidenti i 46-të i SHBA.
Marzhi i fitores së Biden në votimet e publikut në përgjithësi qëndron në më shumë se 5.9 milion. Fitorja e tij në sistemin e Kolegjit Zgjedhor të SHBA, i cili përcakton se kush bëhet president, parashikohet të jetë 306 me 232 – shumë më shumë se 270 që i duhen për të fituar.
Trump deri më tani ka refuzuar të pranojë dhe ka bërë akuza për mashtrim të gjerë zgjedhor, pa siguruar ndonjë provë./arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore