Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, zhvilloi takim virtual me përfaqësuesit e Asociacionin Evropian të Tregtisë së Lirë -EFTA (European Free Trade Association).
Vlen të theksohet se ky është takimi i parë i Komitetit të përbashkët Kosovë-EFTA, që është organi më i lartë vendimmarrës.
Në këtë bashkëbisedim virtual është diskutuar, si temë kryesore, për hapat që Kosova duhet t’i ndërmarrë për nisjen e negociatave për arritjen e një marrëveshje të tregtisë së lirë.
Ministri Krasniqi ka diskutuar për shumë mundësi të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe shteteve anëtare në këtij asociacioni, e posaçërisht për çështjet e reformave, që i mundësojnë Kosovës integrim më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian.
Ai i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që ky asociacion i ka bërë Kosovës, si dhe për marrëdhëniet e mira që janë krijuar në fushën e bashkëpunimin ekonomik të Kosovës me vendet anëtare të këtij asociacioni.
Po ashtu, ministri Krasniqi shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës, respektivisht të ministrisë që e drejton, se janë të përkushtuar thellësisht që Kosova t’i realizojë reformat evropiane./arbresh.info/
Hamza: Si kryeministër, do të punoj për ekonomi digjitale të...
2.2 miliardë lekë për shtresat në nevojë, Qeveria e Shqipëri...
Edi: Po supozoj që dikush i ka ndërhyrë Dolces në lojë
Dovbyk largohet nga Roma, Premier League e ardhmja e tij
Kryediplomatja shqiptare: RMV të respektojë shqipen, identit...
KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues