Në 24 orët e kaluara në qendrat covide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se po mjekohen gjithsej 820 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus.
Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 71 pacientë pozitivë ose të dyshimtë për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 59 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.
Në repartin infektiv në Tetovë po mjekohen 37 pacientë, në Veles 69 pacientë, dhe në Kumanovë 100 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID 19. 104 pacientë janë të shtruar në qendrën covide në Ohër, 116 në Prilep, 47 në qendrën covide në Gostivar dhe në Strugë 27 pacientë. Në spitalin në Strumicë ka 93 pacientë, në Koçan 30, në Kërçovë 21, Kavadar 38 dhe në Gjevgjeli 8 persona pozitivë për coronavirusi.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshimtë për coronavirus të cilët trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.258 dhe ka deri në 60 shtretër spitalore të zbrazët në qendrat covide.
Përndryshe, të gjitha spitalet klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen./Telegrafi/
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...