Për Zaevin dhe Filipçen nuk është e rëndësishme shëndeti i qytetarëve, por zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje thonë se për ta, është më e rëndësishme të shtyjnë zgjedhjet me forcë dhe të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve sesa t’i ndihmojnë ata.
“Paaftësia e Zaevit dhe Filipçes varrosi 21 persona të tjerë për një ditë sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve kaloi 50 mijë njerëz, ndërsa numri i vdekjeve është pothuajse 1.400. Rastet aktive janë pothuajse 20 mijë, ose dhjetë herë më shumë sesa vlerësimi i Filipçes. Ai tha se do të ishin rreth dy mijë të infektuar.
Vlerësime të gabuara, masa të vona dhe të papërshtatshme. Maqedonia thyen rekorde të zeza për shkak të Filipçes dhe Zaevit”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje pyesin se a garantojnë ende Zaev dhe Filipçe se ka kushte për zgjedhje në Shtip dhe Plasnica?/Telegrafi/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...