Gazetari Milaim Zeka në DPT te Fidani në T7 ka thënë se do të ketë arrestime të radhës fillimisht nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm e pastaj në zonat operative.
Zeka tha se personat që arrestohen nuk dihen fillimisht me emra por vijnë vetëm si shifra dhe deri në momentin e fundit nuk dihen emrat e tyre.
“Këta e kanë kapur zinxhirin komandues, në bazë të këtij zinxhiri komandues normal që do të ketë arrestime. Fillimisht nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm pastaj te zinxhiri komandues i zonave operative, zonës së Drenicës, Dukagjinit, Llapit, Pashtrikut, Gjilanit etj”
“Se çfarë srtategjie ka Prokuroria është vështirë për ta ditur sepse janë duke vepru në fshehtësitë më të mëdha. Arrestimet që ndodhin në Kosovë dhe Njësitet Operative të cilët ata i kanë këtu nuk vjen asnjë emër, vijnë vetëm shifra, deri në minutat e fundit nuk i dinë emrat kush do të arrestohet. Në momentin që nisen vetëm një pjestar i tyre e di vendin ku do të shkojnë dhe kë do ta arrestojnë”, ka shtuar Zeka.
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...