Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) i ka miratuar ndryshimet, me të cilat plotësohen rregullat e rrjetit për shpërndarjen e ngrohjes, me të cilat është paraparë rritja e kufirit të temperaturës për ndërprerjen e punës së ngrohtoreve.
Ndryshimet kanë për qëllim rritjen e komoditetit të konsumatorëve të kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore, të cilët në kushte pandemie janë të obliguar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre më gjatë.
“Me ndryshimet, të cilat i kemi miratuar, praktikisht obligohet BEG-u, që në kushte kur temperatura e jashtme gjatë ditës arrin deri më 16 gradë celsius, të ketë furnizim me energji termike nëpër shtëpi. U bëj thirrje kompanive për rritje të përgjegjësisë shoqërore në gjendje pandemie. Poashtu i informoj konsumatorët se po shqyrtohet mundësia për procedurë kundërvajtjeje për shkak të mosrespektimit të dispozitave të Ligjit të Energjetikës dhe të obligimeve të definuar me licencën e kryerjes së veprimtarisë energjetik”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.
Konsumatorët, të cilët janë të pakënaqur me shërbimet e distributorëve të energjisë termike mund të parashtrojnë kundërshtim deri te KRRE-ja./telegrafi
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit