La Liga është e përgatitur për largimin e Lionel Messit nga Barcelona, sipas presidentit të ligës elitare spanjolle, Javier Tebas.
Shefi i ligës elitare spanjolle thotë se La Liga ia doli ta përballojë largimin e Cristiano Ronaldos dhe Neymarit pa kurrfarë problemi dhe nuk beson se largimi i mundshëm i Messit do të kishte ndikimin më të madh.
Megjithatë, ai përsëri e kritikoi Manchester Cityn për praktika të pandershme financiare, klubin e Premierligës për të cilin është përfolur më së shumti se do ta transferojë Messin nga Barça.
“Ne do të donim që Messi të qëndrojë në La Liga, por Ronaldo dhe Neymar u larguan dhe ne nuk kemi vërejtur ndonjë dallim. Jemi të gatshëm”, tha Tebas.
“Duket që i vetmi klub në Premierligë i cili flet për transferimin e Messit është Manchester City, i cili garon jashtë rregullave. Nuk jam i vetmi që e them këtë”, shtoi ai.
“E kam kritikuar shumë herë atë që e bëjnë ata. City nuk është prekur nga Covid apo pandemitë apo ndonjë gjë tjetër, sepse financohet ndryshe dhe është e pamundur ta luftosh”, theksoi ai./Gazeta Express/
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Pacolli: Ky kapital nuk ka ardhur rastësisht, e kam ndërtuar...
Bedri Hamza: Projekti për urën mbi lumin Ibër nuk do të real...
Trump nënshkruan Ligjin për Mbrojtjen Kombëtare, përfshihet ...
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës ...