Te pacientët e moshuar, ilaçi ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Ilaçi kundër artritit reumatoid zvogëlon numrin e vdekjeve nga coronavirusi për dy të tretat te pacientët me një pasqyrë klinike të moderuar ose të rëndë.
Sipas rezultateve të hulumtimit të kryer në Institutin Karolinska në Suedi, fjala është për baricitinib, i cili zvogëlon aftësinë e virusit për të sulmuar mushkëritë.
Sipas onkologut britanik, prof. Justin Stebing, nga Kolegji Mbretëror në Londër, baricitinibi dhe dexamethasone janë dy ilaçe që japin rezultate të mira te pacientët me coronavirus.
Sa për t’jua rikujtuar, u përcaktua se deksametazoni steroid zvogëlon rrezikun e vdekjes së pacientëve të sëmurë rëndë me coronavirus për 33 për qind.
Rezultatet e botuara në revistën Science Advanced vijnë nga pacientë të shtruar në spital për pneumoni të shkaktuar nga coronavirusi në dy spitale, në Itali dhe Spanjë.
“Këto rezultate janë veçanërisht inkurajuese, sepse studimi ka përfshirë një numër të madh të pacientëve të moshuar” – thonë nga Instituti Karolinska. /Telegrafi/
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...