Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj ishte planifikuar mbajtja e seancës gjyqësore kundër Naser Pajazitajt, për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.
Naser Pajazitaj dyshohet se kishte vrarë kushërirën e tij, Donjeta Pajazitaj.
Gjykata Supreme i kishte prishur të dy vendimet e Gjykatës së Pejës (edhe atë të lirimit edhe atë të dënimit me burgim të përjetshëm), për të marrë lëndën më pas Gjykata e Ferizajit.
Por, Indeksonline mëson se edhe seanca e sotme ka dështuar dhe e njëjta është shtyer për nesër në orën 10:00. Kjo pasi që njëri nga pjesmarrësit e gjyqit është ankuar se nuk është mirë me shëndet, arsye e cila është pranuar nga gjykatësit.
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar