Ylli i Wolves, Raul Jimenez në afatin veror ishte i lidhur me kalimin të gjiganti italian, Juventus.
Vet sulmuesi konfirmoi se “Zonja e Vjetër” dhe Manchester Unitedi janë të interesuar, por asnjëherë nuk u arrit marrëveshja, transmeton lajmi.net.
Gazetari italian njëkohësisht eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar disa fakte interesante pse dështoi marrëveshja.
“Jimenez nuk gënjen, Juventusi shikoi disa sulmues në mënyrë që të mos ishin të papërgatitur”.
“Jimenez nuk ndodhi sepse Wolves menjëherë kërkuan 80 milionë euro pa bonuse”.
“Në të ardhmen, kush e di”, shkroi ai në koment të postimi i Calciomercato.
Sidoqoftë, lojtari vazhdon të pëlqehet shumë nga skuadrat e mëdha dhe ndoshta ky vit do jetë i fundit në fanellën e “Ujqërve”.
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës