Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius
Njoftimi i plotë:
Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull. E hëna do të filloj me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius. Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...