Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh Kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Nishit.
Meta i uron shërim të shpejtë Arifit duke shpresuar se në Serbi do të marrë kujdesin e duhur shëndetësor.
Me këtë rast, Meta ka shprehur solidaritetin vëllazëror me gjithë bashkëkombasit në Luginën e Preshevës të cilët gjithashtu po përballen me COVID-19.
Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta:
Shërim të shpejtë Kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Duke besuar se do të marrë kujdesin e duhur shëndetësor në Serbi, uroj të rikthehet sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të detyrës shumë të rëndësishme.
Solidaritet vëllazëror me të gjithë bashkëkombasit tanë të dashur në Luginë, të cilët po përballen gjithashtu me COVID-19.
Ju uroj të kenë familjarisht shëndet të plotë dhe i ftoj të respektojnë me rigorozitet të gjitha protokollet shëndetësore.
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...