Vetëm disa javë zgjati qetësia mes Turqisë dhe Greqisë. Tensionet janë rikthyer sërish. Ankaraja ka nisur sërish përshkallëzimin e tensioneve, pasi anija “Oruc Reis” ka nisur lëvizjen dhe kërkimet në det deri më 23 nëntor.
Mediat greke raportojnë se anija turke ndodhet më pak se 20 milje në lindje të Rodosit. Zona e studimit nga turqit është përcaktuar 12 milje nga Rodosi, duke paralajmëruar se do të afrohet akoma më shumë.
Greqia i dërgoi një mesazh të fortë Turqisë. “Ky veprim shton përshkallëzimin gjithnjë në rritje të sjelljes delikuente turke në Mesdheun Lindor.
Ne e dënojmë atë në mënyrën më kategorike dhe presim që ajo të diskutohet plotësisht në Këshillin e ardhshëm Evropian në Dhjetor” thekson Athina.
Tensionet në Mesdhe vijojnë prej disa muajsh, por pas tërmetit tragjik ujërat u qetësuan, por vetëm për disa ditë, pasi konflikti u rikthye sërish./infoshqip/
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...