Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka cilësuar si “trillime” vlerësimin e politikanëve nga Kosova dhe Shqipëria se ai “bëri thirrje për luftë” kur tha se shembulli i Nagorno-Karabakhut tregon pse është e rrezikshme të mbash një konflikt të ngrirë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai theksoi se politikanët shqiptarë kanë “problemet e tyre të brendshme” për shkak të të cilave, sipas tij, “ata duhet të shpikin”, raporton Danas, transmeton Klan Kosova.
“Unë fola për nevojën për të shmangur një politikë të konfliktit të ngrirë, në mënyrë që mbajtja e këtij konflikti do të nënkuptojë se dikush në të ardhmen mund të na çojë në katastrofë. Ata e kuptuan mirë atë që thashë, ata thjesht duhet të përcjellin diçka në një mënyrë tjetër sepse ata kanë arsyet e tyre”, shtoi ai.
Sipas kreut të shtetit serb politika e vendit të tij është të ruajë paqen.
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...