Ish-ministri dhe një nga figurat kryesore të LSI që nga themelimi i saj, profesor Edmond Panariti, ka deklaruar nëpërmjet një statusi në Facebook se largohet përfundimisht nga kjo parti.
Panariti shkruan se ka marrë ftesë për një detyrë të rëndësishme, por nuk sqaron se nga kush dhe për çfarë detyre.
Edmond Panariti është një nga themeluesit e LSI, si dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveritë ku ka marrë pjesë kjo parti, si ministër i Jashtëm në qeverinë Berisha dhe së fundmi i Bujqësisë.
“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë!
Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme.
Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.
Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, njofton ai në Facebook.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...