Për shkak të numrit të madh të rasteve të reja me COVID-19 dhe mungesës së kuadrit mjekësor, kryetari i Komunës së Prilepit Ilija Jovanovski, prej sot ka filluar të ndihmojë në Departamentin Infektiv si vullnetar.
Jovanovski i cili është ortoped specialist, në spital do të punojë prej orës 07:00 deri 11:00, përcjell telegrafi maqedoni.
Jovanovski dje tha se nuk e di se deri kur do të angazhohet dhe se do të ndihmojë deri sa të jetë nevoja.
“Kam ofruar ndihmë dhe është pranuar nga spitali. Unë i takoj grupit të qytetarëve me rrezik që janë mbi moshën 60-vjeçare, të cilët janë më të ekspozuar ndaj virusit. Si qytetar i përgjegjshëm i shoqërisë, që e kam dhënë betimin e Hipokratit, do t’ju ndihmoj kolegëve në këtë aspekt”, tha dje Jovanovski.
Ndryshe, në Prilep për shtatë ditë ka pasur mbi 350 raste të reja dhe 15 viktima nga coronavirusi.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...