Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se dje në Kërçovë në fshatin Sërbicë janë arrestuar dy persona dhe është sekuestruar një sasi të madhe armësh.
Me urdhër paraprak nga gjykata Themelore Kërçovë është bërë bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të H.I (27) dhe A.I(52) babë e bir në fshatin Sërbicë.
-Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 4 pushka automatike “kallashnikov” dy pushka gjysmëautomatike, dy pushka, 7 korniza për pushkë automatike të mbushura me plumba, 12 pistoleta me plumba, pushka mitraloz, 2 mitraloz të markës M53 dhe tjetri antiavion DSK 12,7mm, 7 pistoleta, mbi 3500 plumba, 11 bomba dore pa unazë eksplozive dhe 3 bomba me unazë eksplozivi, mjete për pastrimin e armëve dhe shumë municion tjetër.
Nga MPB njoftojnë se po merren masat dhe aktivitete për zbardhjen e rastit dhe se të njejta do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa kundër dy personave deri tek Prokuroria Themelore do të dorëzohet parashtresë adekuate penale./TV21
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq