Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që do të mbahet tash do të miratohen masat e reja për luftimin e koronavirusit.
Ai në konferencë ka njoftuar se nga e premtja do të kthehet ora policore nëpër komunat me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19, kryesuar nga Prishtina, Podujeva, Gjakova, Peja, shkruan arbresh.info.
Kjo masë do të vlejë për këto komuna duke nisur nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
“Të premten në ora 19:00 fillon mbyllja e komunave që janë në zonë të kuqe. Gjatë ditës mund të ndodhë aktiviteti ekonomik, por me masa strikte. Masat që do t’i ndërmarrim do të jenë sipas ligjit”, është shprehur Hoti.
“Kjo situatë krahasohet vetëm me luftën. Është kohë lufte dhe kërkojmë mirëkuptim dhe mbështetjen e secilit qytetar që të kujdeset për familjen e vet, koleget në vendin e punës…”.
“Nga ora 19:00 në këto komuna mbyllet çdo aktivitet ekonomik. Nga kjo kohë nis ora policore, ku ndalohen hyrje-daljet deri në orën 05:00 të mëngjesit”.
Komunat në zonën e kuqe janë:
Prishtina
Fushë Kosova
Gjilani
Obiliqi
Gjakova
Podujeva


Tre muaj mbyllje për bizneset që nuk respektojnë masat e reja
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”