Një xhami në qytetin Zaandam në veriperëndim të Holandës të martën pësoi nga një sulm islamofobik, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nuk e dimë kush e kreu sulmin por jemi të shqetësuar. Jemi të shqetësuar sepse moti errësohet herët sidomos në dimër dhe nxënësit tanë studiojnë për fenë në xhami në orët e mbrëmjes”, tha për AA zyrtari i xhamisë, Ismail Genc.
Genc tha se kujdestari që erdhi në xhami e vuri re situatën, duke shtuar se kurrë nuk kishin provuar një gjë të tillë më parë.
Ai tha se nuk ka dëmtime në xhami përveç dritareve të thyera dhe se sulmi do të bëhej më i qartë sapo të shqyrtohen kamerat e sigurisë.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...