Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden kanë zhvilluar një bisedë telefonike, të martën, e cila u raportua se ka zgjatur rreth 20-25 minuta.
Biden e ka telefonuar Johnson para se t’i telefonojë liderët e tjerë europianë.
Johnson më vonë ka postuar në Twitter duke thënë se e ka uruar Biden për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së.
“Sapo fola me Joe Biden për ta uruar atë për fitore. Unë pres që ta forcojmë bashkëpunimin mes të dyja vendeve dhe të punoj me të në prioritetet tona të përbashkëta – nga ndryshimet klimatike, në promovimin e demokracisë dhe rikthimin më të mirë pas pandemisë”, ka shkruar ai.
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...