Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e masave të reja anti-Covid, të marra dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilat do të hyjnë në fuqi nga nesër.
Sipas Ramës masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.
Rregullat e publikuara dhe në tabelën e Ramës janë:
-Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
-Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.
-Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...