Ndeshjes e Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Islandës pritet të zhvillohet në Shqipëri më 18 nëntor, nëse është e nevojshme, sipas BBC-së.
Zhvillimi i kësaj ndeshjeje në Angli është në dyshim për shkak të ndalesës së re të udhëtimit të qeverisë britanike për vizitorët jobritanikë që vijnë nga Danimarka, transmeton Gazeta Express.
Islanda do të luajë kundër Danimarkës në Kopenhagë tri ditë para se të përballet me Anglinë në Wembley më 18 nëntor.
Federata e Futbollit e Shqipërisë ka shprehur vullnet për ta ofruar një terren neutral për këtë ndeshje, nëse ndalesa nuk hiqet.
Federata e Futbollit e Anglisë e ka kontaktuar edhe Gjermaninë pwr mundësinë e zhvillimit tw ndeshjes atje.
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...