Koronavirusi ka prekur thuajse të gjitha institucionet nga fillimi i pandemisë në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë paralizuar dhe mbyllur për ditë të tërë për t’u rihapur sërish.
Pjesë më e madhe e të infektuarve janë trajtuar në Shqipëri, por ka pasur raste kur janë dërguar për kurim jashtë në Turqi.
Mes institucioneve të prekura është edhe Gjykata e Posaçme, ndërsa gazetarja e “ABC”-së, Glidona Daci mëson se njëri prej gjyqtarëve të këtij institucioni është dërguar për kurim në Turqi.
Koronavirusi sot mori 12 jetë, ndërsa u regjistruan 525 raste të reja, një rekord i zi, si asnjëherë më parë nga fillimi i pandemisë. Rekordi i dyfishtë si për viktimat dhe të infektuarit vjen në në një moment kur u vendos mbyllja e vendit nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.ë
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...