Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në gjashtë vende në Shkup po kryhet testimi i shpejt për COVID-19.
“Testimet kryhen në Gjorçe Petrov, Poliklinikën në Çair, në Çento, Bit Pazar, Jane Sandanski dhe në poliklinikën Mlin Ballkan. Këto testime janë për zbulimin e virusit COVID-19. Rezultatet nga testi i shpejtë merren për 10 – 15 minuta”, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata shtojnë se këto teste caktohen nga mjeku amë, ndërsa një nga kriteret për t’u testuar janë simptomat e COVID-19 të mos zgjasin më shumë se 5 ditë që nga testimi.
“Algoritmi i testimeve është bërë sipas rekomandimeve të OBSH-së, ndërsa mjeku amë bën vlerësime nëse pacienti duhet të merr strisho për PCR teste apo test të shpejtë. Terminet për testime të shpejta shkojmë përmes Moj termin. Duhet të theksohet se nëse testi i shpejtë rezulton negativ por simptomat sugjerojnë për COVID-19, atëherë mjeku amë vlerëson nëse duhet të bëhet test PCR shtesë”, thonë nga MSH.
Ata theksojnë se testimet e shpejta e rrisin kapacitetin e testimeve.
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...