Për momentin, pacientët e infektuar me koronavirus në Dibër ende mjekohem vetëm në spitalin ditor, sepse deri më tani atje nuk janë bërë shtrime në spital, megjithëse disa prej tyre kanë një pamje klinike mesatarisht të rëndë, thotë internisti Dragan Klopçevski.
“Ne i transferojmë pacientët më të rëndë që kanë nevojë për shtrim urgjent në spital me ambulancat tona në qendrat për COVID në Shkup. Edhe pse repartet janë tashmë të mbipopulluara, ne ende gjejmë mirëkuptim dhe arrijmë t’i shtrojmë në spital. Por, kjo tashmë është maksimumi që mund të përballojnë ambientet spitalore në Shkup, për shkak të së cilës nga kjo javë reparti internet në Dibër do të shndërrohet në një qendër për COVID dhe këtu do të mund të shtrojmë në spital 20 pacientë nga Dibra”, thotë mjeku Klopçevski.
Në të njëjtën kohë, ai thekson se ata me një pamje klinike mesatarisht të rëndë marrin terapi në spitalin ditor brenda Spitalit të Përgjithshëm në Dibër, ndërsa bëhet fjalë për trajtimin me infuzion dhe terapi me oksigjen.
Hamza: Saherë ka nevojë për Mitrovicën jam aty
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin