Ish kryeministri i Danimarkës ka dhënë disa këshilla se si Donald Trump duhet të largohet nga zyra me “nder”.
Nuk ka pasur shenja që Trump, i cili ka bërë pretendime të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve që do të pranojë humbjen ndaj Joe Biden, i cili është duke kryesuar në disa prej shteteve që ende po numërojnë votat, transmeton portali arbresh.info
Lars Løkke Rasmussen postoi në Twitter një foto të tij duke u larguar nga zyra pasi u mund në zgjedhjet e përgjithshme daneze vitin e kaluar.

“Vetëm një këshillë e vogël … Kjo është mënyra e duhur për të lënë me nder detyrën pasi të keni humbur zgjedhjet. Faleminderit për bisedat e sinqerta gjatë 4 viteve të fundit. Le të mbajmë kontakte. Përshëndetje Lars Løkke Rasmussen, ish Kryeministër i Danimarkës”, shkruan Rasmussen.
Këshillat e Rasmussen vijnë ndërsa Frank Bainimarama, Kryeministri i Fixhit, e përgëzoi Biden për suksesin e tij në zgjedhje – edhe pse fletët e votimit ende po numërohen.
Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa shkroi në Twitter të mërkurën për të uruar Trump për fitoren e zgjedhjeve. Twitter vendosi një paralajmërim në cicërimën e Jansa, duke thënë: “Burimet zyrtare mund të mos e kenë thirrur garën kur kjo ishte postuar në Twitter”./arbresh.info/
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...