Mimoza Muhameti, pjesëtare e grevës së urisë në Ballsh, tentoi të vetë flijohet duke prerë damarët mbrëmjen e djeshme.
53 vjeçarja e ndërmori këtë veprim pasi nuk ka shprese për zgjidhje. Veprimin ekstrem të 53 vjeçares ka mundur ta parandalojë një tjetër greviste. Prej 24 ditësh gratë naftëtare kanë hyrë në grevë urie për pagat e prapambetura të fituara me ligj. Gjendja e tyre shëndetësore por edhe psikologjike është rënduar së tepërmi.
Grevistet janë të indinjuara nga indiferenca jo vetëm e qeverisë dhe kryeministrit, por edhe nga presidenti i republikës, i cili ditën e djeshme ndau dy dekorata në Bylis dhe nuk i vizitoi grevistet e urisë.
Kreu i sindikatës Sokol Dautaj thotë se prej një viti vazhdojnë protestat e naftëtarëve. Ai është shpresë plotë se kërkesat e tyre do të plotësohen duke gjetur zgjidhje me kryeministrin. /tch/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...