Shërbimet publike online për qytetarët dhe bizneset i kanë dhënë Shqipërisë çmimin e qeverisjes digjitale.
Lajmin e bën me dije Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj. Ndarja e çmimeve u bë sot nga ReSPA (iniciativë e BE) dhe OECD/SIGMA të cilët i dhanë Shqipërisë notën maksimale në kategorinë për qeverisjen digjitale (Digital Goverment).
“Pas vitesh pune të madhe, Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht për qeverisjen digjitale. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u vlerësua për udhëheqjen e këtij projekti kombëtar për shndërrimin e administratës publike në efikase dhe inovatore”, shprehet Karçanaj.
Sipas Karçanajt, çmimi nxjerr në pah përpjekjet e qeverisë në investime që ndryshuan administratën publike përmes sistemeve digjitale. Përmes e-Albania, qytetarët shqiptarë marrin qindra shërbime publike me nje klik të vetëm.
Ky vlerësim ndërkombëtar, sipas drejtueses së AKSHI-t, është një mundësi e madhe për mbështetje nga partnerët perëndimorë në digjitalizim, si përgjigja e vetme për të siguruar qendrueshmëri në çdo kohë dhe cilësi jete për qytetarët shqiptarë./TCH
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës