Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar rreth akuzave të fundit nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara, në të cilat thuhet që kinse UÇK-ja ka vepruar mbi baza etnike e fetare në luftën e saj kundër armikut.
Ai në reagimin e tij ka thënë se UÇK-ja luftoi për lirinë e një populli.
“UÇK-ja u ngrit dhe luftoi si përfaqësuese e një populli të shtypur, të keqtrajtuar, të dhunuar për dekada nga regjimi serb i Sllobodan Milloshevicit. UÇK-ja luftoi për lirinë e një populli të cilin makineria vrastare e Beogradit, kishte vendosur ta shfaroste në baza etnike. UÇK-ja nuk u krijua dhe nuk luftoi kurrë në baza fetare, pavarësisht nga përpjekja për ta ngjyrosur me një akuzë të tillë monstruoze”.
“Populli i Kosovës u shtyp dhe u dhunua nga falangat e Beogradit jo sepse ishin myslimanë apo katolikë, por sepse ishin dhe janë shqiptarë. UÇK-ja luftoi kundër mizorisë serbe, jo për shkak të fesë së tyre, por sepse ata pushtuan, dhunuan, vranë, dogjën, shkatërruan, dhe e detyruan një popull të kapte armët për t’u vetëmbrojtur”.
Më tej deputeti ka thënë se harmonia ndërfetare tek shqiptarët është një nga vlerat më të veçanta që askush nuk mund ta prekë dhe ta cenojë.
“Harmonia ndër-fetare tek shqiptarët është një nga vlerat më të veçanta që askush dhe askund nuk mund ta prekë dhe ta cenojë. Feja e shqiptarit është Shqiptaria! Kombi ynë jeton dhe ka mbijetuar në shekuj me këtë motiv! Feja jonë është liria, pavarësia, drejtësia, e vërteta, paqja. Unë së pari jam shqiptar, dhe pastaj katolik”, ka shkruar ai.
“Përpjekja për të futur një përçarje të tillë, dhe aq më keq, për të akuzuar UÇK-në dhe njerëzit e saj për keqtrajtime dhe krime mbi baza fetare, siç përmendet në aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është e pasaktë, dashakeqe dhe ngjan me propagandën serbe para, gjatë dhe pas luftës”.
“UÇK ishte dhe mbeti një organizim shqiptar kundër operacioneve për shfarosjen e shqiptarëve, nga regjimi i Milloshevicit dhe atyre që e mbështetën atë. Nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që ky organizim i shenjtë që na sjelli lirinë dhe pavarësimin e Kosovës, të njolloset me akuza të tilla të pabaza dhe skandaloze. Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, është ngritur mbi vlera që u formësuan në kohë të vështira kur jeta luftonte me vdekjen, dhe këto vlera janë të paprekshme”, ka shkruar Leka në rrjetin social Facebook.
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi
Kurti: E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fo...
Numërohen gati 10% të votave – Kurti e Konjufca lënë shumë m...
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...