Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mini-Shengeni ballkanik është problematik në zbatim, për shkak të, siç ka thënë ai, jo-stabilitetit ekonomik të Kosovës në krahasim me vendet e rajonit.
Haradinaj, përgjatë emisionit ‘Balkan Talks’ në Euroneës, ka thënë edhe se fillimisht do të donte që Kosova të kishte fillimisht një marrëveshje ekonomike me Shqipërinë, shkruan Gazeta Express.
“Ne kemi mirëprit marrëveshjen e Uashingtonit si arritje historike e Kosovës, kjo arritje është falë angazhimit të presidentit Trump dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Kjo u pa me cermoninë e nënshkrimit. Një nga shqetësimet janë zbatimi i mini-Shengenit, pasi që ekonomia është më e vonuar sesa vendet e rajonit. Fillimisht, do donim të kishim një bashkëpunim rajonal me Shqipërinë”, deklaroi Haradinaj.
Tutje, ai ka folur edhe lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se Brukseli nuk po shtyn pwrpara proceset politike.
“Çdoherë suksesi vjen nëse situata është deshifruar mirë nëj situatë e caktuar. Për ta deshifruar mirë këtë situatë ne duhet t’i dimë agjendat e Serbisë, e partnerëve evropian, si dhe dinamikat e Uashingtonit lidhur me rajonin. Me sa e shoh unë është një periudhë e një vakumi, pasi që Uashingtoni zyrtar është në proces të zgjedhjeve, ndërsa Brukseli po qëndron në status quo”, ka deklaruar ai.
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit