Ajo është ndër artistet shqiptare që ka arritur të prekë majat e suksesit në skenën ndërkombëtare.
Bukuroshja shqiptare, mori gjithë vëmendjen gjatë paraqitjes virtuale në shfaqjen “The Tonight Show With Jimmy Fallon”, shkruan DailyMail, trasnmeton portali arbresh.info
Këngëtarja dukej tërheqëse me këmishën e saj rozë, të cilën ajo e kombinoi me çizme të bardha.

Ajo i përsosi pozat e saj në shtratin e shtëpisë së saj në Londër, pak para se të hynte në një lidhje direkte me prezantuesin e famshëm.
Ylli me prejardhje shqiptare është kthyer në shtëpinë e saj në Mbretërinë e Bashkuar, pak kohë pasi u zhvendos në Los Angeles gjatë izolimit të fundit për të qenë më pranë të dashurit të saj në Kaliforni Anwar Hadid, 21 vjeç.
The Sun raportoi gjatë verës që interpretuesja e hitit “One Kiss” u zhvendos në Amerikë me partnerin e saj për shkak të frikës se ajo nuk do të ishte në gjendje të udhëtonte shpesh për shkak të pandemisë COVID-19. / arbresh.info/
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...