Pas situatës së krijua në vend është kërkuar të mblidhet Këshilli i Sigurisë i Kosovës.
Kjo kërkesë ka ardhur nga disa lider të shteti që i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës pasi sipas tyre duhet unifikim i plotë për situatën e krijuar në vend.
Arbresh.info, mëson se kjo kërkesë i është drejtuar zyrës së kryeministri të Kosovës, Avdullah Hoti i cili nuk është në Kosovë.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka rol këshillues në të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe kontributin e tij për stabilitetin rajonal. Ajo rekomandon politika dhe strategji për sigurinë. Këshilli i Sigurisë i Kosovës duhet të ofroj informata dhe vlerësime të gjendjes së sigurisë në Kosovë, që t’i mundësojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës marrjen e vendimeve përkatëse lidhur me çështjet e sigurisë.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës, në koordinim me Presidentin e Republikës së Kosovës, përgatitë dhe shqyrton Strategjinë e Sigurisë së Kosovës. Strategjia e Keshillit te Kosoves miratohet nga Qeveria dhe i dorëzohet Kuvendit të Kosovës për miratim përfundimtar./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...