I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Kosovë.
Ahmeti përmes një postimi në ‘facebook’, k ka thënë se individët do të gjykohen individualisht për të vlerësuar përgjegjësinë penale, por Kosova do të jetë në gjyqin publik mediatik ndërkombëtar, shkruan portali arbresh.info
Tutje, Ahmeti bëri thirrje që politikanët të jenë unifikues dhe të mos lejojnë që dallimet e kundërshtimet politike individuale të bëjmë dëm edhe më tutje për shtetin tonë.
“Pa paragjykuar rastet në Gjykaten Speciale, një gjë është e qartë. Individët do të gjykohen individualisht për të vlerësuar përgjegjësinë penale, por Kosova do të jetë në gjyqin publik mediatik ndërkombëtar.
Postimi i tij i plotë:
Pa paragjykuar rastet në Gjykaten Speciale, një gjë është e qartë. Individët do të gjykohen individualisht për të vlerësuar përgjegjësinë penale, por Kosova do të jetë në gjyqin publik mediatik ndërkombëtar.
Akuzat e brendshme dhe luftërat politike të brendshme në lidhje me gjykaten tani janë pa kurfarë sensi. Jo për shkak të personave të akuzuar por për shkak të Kosovës.
Nuk është koha as për poezi. Në këtë kohë dhe për këtë çështje nevojitet unitet dhe punë serioze. Pa dallim. Krimet individuale në qoftë se kanë ndodhë kanë adresë. Por kolektivisht duhet të dëshmojmë që Kosova ka qenë viktimë e jo agresor. Ne e dijmë, por bota nuk po funksionon ashtu.
Mos të lejojmë që dallimet e kundërshtimet politike individuale të bëjmë dëm edhe më tutje për shtetin tonë. /arbresh.info/
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...