Pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje.
Ngjarjet e fundit në Kosovë, kanë marrë vëmendje të madhe edhe nga mediat botërore, shkruan portali arbresh.info
Prestigjiozja “New York Times”, në ballinë kishte lajmin me këtë titull: “Presidenti i Kosovës jep dorëheqjen për t’u përballur me çështjen e krimeve të luftës në Holandë”.
Edhe e përditshmja amerikane, The Washington Post ka shkruar për dorëheqjen e Thaçit. “Presidenti i Kosovës jep dorëheqjen për t’u përballur me akuza për krime lufte”, është titulli i gazetës amerikane.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, një udhëheqës gueril gjatë luftës së Kosovës për pavarësi nga Serbia në vitet 1990, dha dorëheqjen të enjten në mënyrë që të përballej me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në një gjykatë speciale të bazuar në Hagë, ka shkruar Washington Post.
Ndërsa titulli i lajmit të BBC-së fillon kështu: “Udhëheqësi i Kosovës Thaçi jep dorëheqje për akuzat e krimeve të luftës”
Reuters shkruan se Thaçi konfirmoi dorëheqjen në një konferencë për media, pasi njoftoi se aktakuza ndaj tij është konfirmuar.
Kujtojmë se, sot iu është konfirmuar aktakuza edhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, të cilit po i rëndojnë të njëjtat akuza nga gjykata ndërkombëtare e Hagës. /arbresh.info/
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...