Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre.
Tutje ai shkruan se beson thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së.
Postimi i tij i plotë:
Ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre.
Në Kosovë nuk po i iket ballafaqimit me drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës për luftën e pastër çlirimtare.
Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e z. Krasniqi, ashtu siç vlerësojmë meritat e tyrë për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të ndërtimin demokratik të Kosovës.
Ne duhet të kemi besim në drejtësinë e pavarur por njëherit presim se do të respektohen procedura të standardeve më të larta përfshirë edhe respektimin dinjitetit të njerëzve ndaj të cilëve ngriten procedurat nga Gjykata Speciale.IM./arbresh.info/
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...
Më shumë telashe për Real Madridin: Asencio dhe Rodrygo mung...
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...