Njerëzit të cilët kanë akses ose jetojnë afër zonave të gjelbërta kanë më pak të ngjarë të pinë duhan, ose të vazhdojnë pirjen e duhanit, thuhet në studimin e ri britanik të publikuar evistën “Social Science & Medicine”.
Rezultatet e studimit janë kryer me rreth 8 mijë britanikë që kanë lidhur afërsinë dhe aksesin në zonat e gjelbërta me një probabilitet të reduktuar që një person të bëhet duhanpirës dhe një probabilitet më të lartë për të hequr qafe me sukses këtë zakon të keq, transmeton portal arbresh.info
Studimi thekson se njerëzit që pinë duhan kanë 12% gjasa të heqin dorë nga ky ves nëse jetojnë pranë zonave të gjelbërta.
Rezultatet e hulumtimit të kryer nga shkencëtarë nga Universitetet e Plymouth, Exeter dhe Vjenës nuk ndryshuan as kur u morën parasysh statusi socio-ekonomik i pjesëmarrësve dhe sjellja e tyre e rrezikshme shëndetësore.
Studimet e mëparshme nga të njëjtët shkencëtarë kanë treguar se vetë pamja e natyrës dhe peizazhit të gjelbër zvogëlon dëshirën e individëve për alkool, cigare dhe ushqim jo të shëndetshëm.
Ekzistojnë gjithashtu prova të hershme që vëzhgimi i natyrës zvogëlon nivelet e stresit dhe rrit mirëqenien e një individi./arbresh.info/
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%