Manchester City ka filluar bisedimet me Lionel Messin për të nënshkruar parakontratën mes të dyja palëve në muajin janar, raporton The Telegraph.
Ylli argjentinas e kërkoi largimin nga Barcelona në verën që shkoi, mirëpo familja e tij e ndaloi të bënte një gjë të tillë.
Tani, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë i lirë në fund të këtij edicioni dhe nga janari mund të caktojë se ku do të transferohet.

33-vjeçari i kishte dorëzuar letrën për largim klubit katalunas, me këta të fundit që i bënë me dije se ka një klauzolë 700 milionë euro.
Në verën e vitit 2021, Messi do të jetë lojtar i lirë – mirëpo Pep Guardiola dëshiron të ribashkohet me lojtarin që nga janari.
Argjentinasi pritet që të arrij marrëveshje paraprake me Cityn në afatin dimëror, derisa në verë të finalizojë kalimin në Etihad Stadium. /Telegrafi/
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00